Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Ndërmarrjet publike po shndërrohen në barrë për shtetin, në vend se të ishin shtyllë e zhvillimit

Ekonomisti i njohur, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ndërmarrjet publike po shndërrohen në barrë për shtetin, në vend se të ishin shtyllë e zhvillimit. Sipas tij, procesi i privatizimit të tyre i filluar pas luftës ka shkatërruar këto ndërmarrje, duke marrë për bazë se në funksion ishin 845 të tilla në vitet ’90. kjo, thotë ai, është dëshmi se sa i kushtojnë një shteti korrupsioni, nepotizmi e politizimi. Unë besoj se menjëherë pas luftës dëmi më i madh që i është bërë Kosovës është procesi i privatizimit, por jo vetëm kjo sa po i bëhet politizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve publike. E them këtë bazuar në faktin që pas luftës i kemi pasur 845 ndërmarrje shoqërore aktive, e të gjitha këto pothuajse janë inegzistente dhe sot e keni një ‘Trepçë’, një KEK, një Post Telekom, që në vend se këto ndërmarrje të jenë shtyllat e shtetit dhe të jenë mbështetje të funksionimit të shtetit, këto janë bërë barrë e shtetit dhe kjo është dëshmia më e mirë sa i kushton një shteti korrupsioni, nepotizmi, politizimi e kështu më radhë”, tha Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …