Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Evropa ta ketë të qartë se bisedimet për normalizim me Serbinë bëhen me marrëveshje për njohje reciproke

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Evropa duhet të shprehet qartë se synimi i bisedimeve për normalizim me Serbinë është një marrëveshje për njohje reciproke. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Avdullah Hoti i cili ndodhet për një vizitë,  në Uashington, ka theksuar se edhe çështja si ajo për asociacionin duhet të diskutohet pikërisht në kontekstin e kësaj njohjeje. Hoti ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti në përballjen me problemet e brendshme të vendit, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në përkeqësim të situatës, përfshirë në fushën ekonomike dhe fushën sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …