Kryetari Latifi ka pritur në takim kryetarin e Mamushës Abdylhadi Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e BPZHR Berat Duraku, kanë pritur në takim, Kryetarin e Mamushës, z. Abdylhadi Krasniqi dhe drejtorin e bujqësisë të kësaj komune, z. Ruzhdi Mazreku. Takimi u karakterizua nga bashkëbisedimi i këndshëm për gjendjen aktuale, ecurinë e punëve dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen, si dhe për arritjet që po i bëhen për komunat respektive. Bashkërisht u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin për projekte me interes për të dy komunat dhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët. Kryetari Latifi i ka falënderuar për vizitën, Kryetar i Komunës së Mamushës, z. Krasniqi dhe drejtor, z. Mazreku!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti kujton 7 Shtatorin – Ditën Kushtetuese të Kaçanikut (1990)

7 shtatori i vitit 1990 shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë …