Brickos

Edi Rama

Edi Rama: Çmimi për ton i Tiranës është çmimi absolutisht më i ulët i trajtimit të mbetjeve në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ku procesi fillon që nga mbledhja, tek trajtimi, dhe pastaj në fund fare tek transferimi në energji, i cili është një proces që nuk ka filluar. Kjo është e vërtetë, por që nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne zotëri. Çmimi për ton i Tiranës është çmimi absolutisht çmimi më i ulët i trajtimit të mbetjeve në Europë dhe në rajon, kjo është e vërteta. Dhe arsyeja e bërjes së një partneritet me afat të gjatë është pikërisht kjo. Mundësia për të balancuar nevojën që njerëzit të mos paguajnë koston reale. Atje është një projekt në vazhdim, nuk është një projekt i përfunduar. Por ndërkohë, në atë zonë mblidhen dhe përpunohen të gjitha mbetjet. Dhe nuk ka tym e nuk ka zjarre, e nuk ka helme, e nuk ka asgjë tjetër përveç përpunimit të mbetjeve. Kur të ndërtohet impianti i transformimit të mbetjeve në energji, do të jetë hallka përfundimtare. A ka mbledhje mbetjesh apo jo? A është Tirana sot një nga qytetet më të pastra? Në Shqipëri nuk diskutohet, por a e shikoni Tiranën për pastërtinë e saj, a ju kujtohet Tirana si ka qenë mes plehrave? Kombinati ishte i gjithi i zhytur në blozë mushkërish”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja, Duda Balje kritikon ashpër kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat mbi Kodin Civil dhe komunitetin LBGT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka trajtuar si deklaratë provokuese qëndrimin e …