Xhelal Sveçla, detyrohet ta rikthejë Fadil Kodrën në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave

Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë, Fadil Kodrën,  në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, nga ku e kishte larguar disa muaj më parë.    Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anuluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent. Po ashtu sot edhe ministrja e jashtme Donika Shvarc  ka marrë  lajmin se duhet ta kthejë  në pozitë diplomatin e shkarkuar, Viskont Jakupi, të cilit duhet t i paguhet edhe dëmshpërblimi prej 20 mijë eurove. Ende nuk dihet se e do të kërkojë  apo jo dëmshpërblim, Fadil Kodra. Donika Shvarc dhe Xhalal Sveçla janë ministrat më arrogantë, më të padijshëm  dhe më të papërgjegjshëm të Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Nga Prishtina në New York, diaspora mobilizohet para verdiktit të Hagës: “Liri për Çlirimtarët”

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shfaqet më …