Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Nuk kam pritur që dikush do të guxonte të kërkonte arrestimin tim në prani të kryetarit të Serbisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk e ka pritur që dikush do të guxonte të kërkonte arrestimin e tij në këtë institucion shtetëror, në prezencë të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Arrestimi i Kamberit, për shkak të deklaratës së tij se Kosova është shtet i pavarur, u kërkua gjatë një seance parlamentare nga deputetja e Partisë Socialiste të Serbisë, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Snezhana Paunoviq. “Unë prisja që të gjithë të kundërshtonin qëndrimet e mia, por nuk prisja që dikush do të guxonte të kërkonte, në prani të presidentit të Republikës, në Kuvend, jo vetëm burgosjen e një deputeti, por ajo që është më e keqja – dëbimin tim nga Serbia”, tha Kamberi në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë.  Gjatë seancës dyditore të Kuvendit, që u mbajt javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi raportin për dialogun me Kosovën dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …