Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kanë nënshkruar, në Tiranë Memorandumin e Bashkëpunimit midis dy parlamenteve, i cili ka për qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunimin dhe mbështetjen midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në një adresim të përbashkët për media në ambiente të Kuvendit të Shqipërisë, pas nënshkrimit të memorandumit, kryetarët Konjufca dhe Nikolla theksuan rëndësinë e këtij dokumenti, nëpërmjet të cilit synohet rritja e cilësisë së aktivitetit parlamentar në përputhje me praktikat më të mira evropiane, forcimi i bashkëpunimit midis dy kuvendeve për çështje që kanë të bëjnë me proceset e integrimit në BE, përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Duke falënderuar kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë, kryetari Glauk Konjufca vlerësoi kontributin dhe rolin e kryetares Nikolla në mbrojtje dhe afirmim të interesave dhe iniciativave të Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare, me theks të veçantë për lobimin lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …