Antonio Guterres: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po përballet me sfida serioze

Antonio Guterres, në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së paralajmëroi se bota është në rrezik të madh

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres,  në hapje të sesionit të 77-të Asamblesë së Përgjithshme paralajmëron se  bota është në rrezik të madh. Pas heqjes së kufizimeve për pjesëmarrje në prani të delegacioneve të vendeve anëtare të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit,  gjatë dy viteve të mëparshme, në mbledhjen vjetore në Nju-Jork ishin të pranishëm më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish. Mbledhja më e madhe vjetore e OKB-së zhvillohet në një moment që bota është e ndarë nga kriza të shumta, në krye të të gjithave lufta në Ukrainë. Guterres u tha atyre se kombet janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të gati apo të gatshme për t’u përballur me sfidat kryesore që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit. “Besimi po shkërmoqet, pabarazitë po shpërthejnë, planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëndohen dhe më të pambrojturit po vuajnë më tepër”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …