Josep Borrell thotë se kanë biseduar për ndikimin që ka lufta në rajonin e Ballkanit. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga blloku evropian. Ky takim i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor u zhvillua një ditë më parë në New York, ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Borrell gjithashtu u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë në sfidën energjetike si në sigurinë kibernetike, nisur nga fakti që Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi kohët e fundit kanë qenë subjekt i sulmeve kibernetike.
Kontrolloni gjithashtu
Shkarkimi i Uglarit ndez tensionet: Balje akuzon Kurtin për hakmarrje politike
Zyra e Kryeministrit të Kosovës konfirmoi shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, anëtar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
