Ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke thënë se ka gisht Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në një intervistë për mediat ai u shpreh se e hoqën nga puna duke dërguar ish shoferin e autobusit që të dërgojë zarfin me shkarkimin dhe në vendin e tij vunë ish futbollistin Afrim Tolja. Ai dha dorëheqjen pas 3 muajsh për t’ia dorëzuar atyre që e kërkuan. Sipas Tares, kishte lidhje me Fatmir Mediun pasi menjëherë pas largimit nga drejtimi i klubit ‘Partizani’, mori një post tek Ministria e Mjedisit. Klubi ka qenë fidanishte por është bërë për qëllime fitime se mesa di unë janë bërë mbi 15 kulla. Janë prishur fusha e futbollit, palestra, janë rrafshuar për t’u bërë pallate. Sa kohë kam qenë drejtor, kam tentuar por nuk gjenin mbështetjen time. Mua më hoqën në mënyrë demonstrative, madje ish shoferi i autobusit më gjeti në rrugë, më dha zarfin që jam shkarkuar. Në vendin tim erdhi Afrim Tolja, ish futbollist, njeri shumë negativ për klubin. Qëndroi 3 muaj dhe tha se do të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore. E dorëzoi klubin te ata që e kërkuan dhe e emëroi Fatmir Mediu tek ministria e Mjedisit. Pra ka qenë e lidhur”, tha Tare.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …