Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell takoi liderët e Ballkanit Perëndimor

Josep Borrell thotë se kanë biseduar për ndikimin që ka lufta në rajonin e Ballkanit. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga blloku evropian.  Ky takim i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor u zhvillua një ditë më parë në New York, ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.  Borrell gjithashtu u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë në sfidën energjetike si në sigurinë kibernetike, nisur nga fakti që Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi kohët e fundit kanë qenë subjekt i sulmeve kibernetike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …