Yuri Kim:

Ambasadorja, Yuri Kim, rikonfirmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Ballkanin e Hapur

Ambasadorja amerikane, në Tiranë, Yuri Kim,  ka deklaruar për mediet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Ballkanin e Hapur për  gjashtë  vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të integrohen në Bashkimin Evropian.  Ne do të vazhdojmë të mbështesim  Ballkanin e Hapur në mënyrë që shtetet  anëtare të jenë konseguente dhe do të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE-ja dhe që janë të hapur  për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ambasadorja Kim u ka bërë ftesë që t’i bashkohen këtij projekti  edhe vendet që deri më tani kanë hezituar, sikur janë: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …