Vladimir Putin

Vladimir Putin, pritet të shpallë zyrtarisht pranimin e rajoneve rusisht-folëse të Ukrainës, në Federatën Ruse

Ministria Britanike e Mbrojtjes në publikimin e saj mbi zhvillimet në terrenin e Ukrainës, ka bërë të ditur se kryetari i  Rusisë,  Vladimir Putin pritet t’i drejtohet të dy dhomave të Parlamentit rus më 30 shtator. Ekziston një mundësi reale, që Putini të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht pranimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes. Referendumet që po zhvillohen aktualisht brenda këtyre territoreve janë planifikuar të përfundojnë më 27 shtator. Ato po zhvillohen në Donetsk, Luhansk, Kerson dhe në Zaporozhja, rajone me shumicë të popullatës rusisht-folëse.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …