Albin Kurti

Albin Kurti: Flamuri i Kosovës është flamuri im si kryeministër, bashkimi kombëtar ka qenë dhe po mbetet një ëndërr

Në një intervistë për gazetën zvicerane, “Die Republik”, kryeministri, Albin Kurti është pyetur rreth qëndrimit të tij të dikurshëm për flamurin e Republikës së Kosovës dhe për premtimin për bashkim kombëtar me Shqipërinë. Në pyetjen pse nuk mund të identifikohesh me flamurin blu dhe të artë të Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur se  flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim  i kryeministrit dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj, duke mos thënë asnjë fjalë sesi ishte shprehur më parë për Flamurin dhe Himnin e Kosovës. Ndërsa i pyetur për bashkimin kombëtar Kurti ka thënë se ka qenë një ëndërr, dhe  askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij, por ne duhet të jemi realist realistë.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …