Brickos

Donika Gervalla

Donika Shvarc: Nuk bashkëpunojmë me Shqipërinë sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi kundër raportit të Dik Martit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, e ka përshkruar qartë situatën në të cilin Kosova dhe Shqipëria gjenden, sa i përket rezolutës së Qeverisë së Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-t, i cili është bërë shkak për gjykimin e pajustifikuar të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Qartësisht, Gërvalla ka thënë se nuk ka asnjë bashkërendim pune sa i përket rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë. Madje, pavarësisht rolit si kryediplomate e Kosovës, ajo ka thënë më tej se nuk i komenton vendimet që i merr  shteti shqiptar. Por një gjë, çuditërisht, Gërvalla e komenton: Kryeministrin Edi Rama, forca politike e të cilit, ka qenë iniciatore e rezolutës dhe ai vetë, tepër i zëshëm në Kombet e Bashkuara për mbrojtjen e Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së, lufta e të cilëve i solli lirinë popullit shqiptar në trojet kosovare, bashkë me punën e aleatëve. (Tema)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …