Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

LDK-ja ka paraqitur kërkesë për debat parlamentar lidhur me mosrealizimin e projekteve kapitale për vitin 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesë për debat parlamentar lidhur me “mosrealizimin e projekteve kapitale për vitin 2022”. Kështu ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, duke shtuar se ende nuk ka ndonjë investim apo realizim substancial të investimeve kapitale që ndërlidhin qendrat e qyteteve. Sipas tij, nuk është parë asnjë investim kapital sa i përket investimit në kapacitetet e reja gjeneruese në fushën e energjisë. Para deputetëve, ai ka deklaruar Qeveria ka rreth 800 milionë euro në llogaritë bankare, që nuk investohen në projekte kapitale. “Ne sot kemi deponuar një kërkesë për debat për mosrealizimin e investimeve kapitale për vitin 2022”, është shprehur deputeti Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …