Është përmbyllur mbrëmë Turneu Memorial “Gursel e Bajram Sylejmani”

Në ditën e përvjetorit të 24-të, të rënies së vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, është përmbyllur Turneu Memorial që mbahet në përkujtim të këtyre dy dëshmorëve nga Sadovina e Jerlive, që ranë në betejën e Jezercit më 28 shtator të vitit 1998. Në kuadër të shumë aktiviteteve që janë zhvilluar që nga 16 shtatori, është mbajtur dje turneu memorial i shahut, ku kanë marrë pjesë shahistë edhe nga qendrat tjera të Kosovës. Kurse në garat e turnirit në futboll të vogël, fitues i turneut u shpall ekipi i FC “Aris Pharm”, që në finale mundi ekipin “Malokt” nga Remniku.  Kupën e turneut “Gursel e Bajram Sylejmani”, ekipit fitues ia dorëzoi kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, shah dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …