Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë vlerësuar se mungesa e njohjeve është rezultat i dështimit të diplomacisë

Duke folur për ndaljen e njohjeve të Kosovës gjatë Qeverisë Kurti, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë vlerësuar se mungesa e njohjeve është rezultat i dështimit të diplomacisë. Profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku ka thënë se Kosova nuk e ka kuptuar që interesi strategjik i saj është fokusimi në arritjes në këto pesë njohjet, e institucionet tona kanë bërë tejet pak aktivitete në funksion të bindjes së këtyre pesë shteteve për të na njohur. “Kosova ka pasur shumë momente kur ka mundur t’i shfrytëzojë këto momente, një prej momenteve shumë të rëndësishme kur është dashur të shfrytëzohet fuqia ndikuese e Gjermanisë dhe Francës ka qenë kriza financiare globale, atëherë kur Gjermania e krediton komplet sistemin ekonomik edhe financiar të Greqisë, dhe njëri nga kushtet e lehta për Greqinë do duhej të ishte njohja e Kosovës, sepse BE-ja është vet shpëtimtari i Greqisë. Në këtë rast, njohja nga ana e Greqisë do ta sjelltë edhe njohjen e Qipros” ka deklruar profesori universitar, Avni Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Proces i zvarritur dhe akuza të debatueshme: Rasti ndaj Thaçit mbetet i mbuluar me dilema

Rasti gjyqësor ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij në gjykatën speciale vazhdon të shoqërohet …