Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me rënie drastike të nxënësve në shkollat fillore me 14.279 nxënës më pak

Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me rënie drastike të nxënësve në shkollat fillore me 14.279 nxënës më pak

Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me  rënie drastike të numrit të nxënësve në shkollat fillore me 14 mijë e 279 nxënës më pak, ndërsa 4 shtetet e rajonit, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Mal të zi kanë, të gjitha tok kanë   7 mijë e 886 nxënës më pak

 

Shqipëria dhe Kosova e kryesojnë listën e shteteve ku është regjistruar rënie drastike t nxënësve në shkollat fillore për dy ciklet e kaluara edukativo-arsimore. Analiza në TRT Ballkan, për periudhën 2020-2021 dhe 2021-2o22, tregon se gjendja në arsimin fillor nuk është më e mirë edhe në shtete të tjera të rajonit. Brenda një viti numri i nxënësve në bankat e shkollave fillore në Shqipëri është zvogëluar për 8.348 nxënës. Shifrat në fjalë dalin nga përllogaritja e nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitet shkollore 202o-2021 dhe 2021-2o22. Në vitin shkollor 2021, në Shqipëri, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, në arsimin para universitar janë regjistruar gjithsej  460 mijë e 819 nxënës dhe fillestarë. Prej tyre në arsimin 9-vjeçar janë regjistruar 286 mijë 486 nxënës. Në Shqipëri janë regjistruar 8 mijë e 348 nxënës më pak nxënës sesa në Bosnje, Serbi, Maqedoni e Mal të zi të gjitha bashkë, të cilat kanë: 7 mijë e  886 nxënës më pak.

Shqipëria ka rreth 3 milionë e gjysmë banorë, ndërsa Bosnja, Serbia, Maqedonia e Mal të zi

të gjitha tok kanë mbi 15 milionë banorë.

 

Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kuptohet që Kosova është një ndër shtetet me uljen më të madhe të numrit të nxënësve për një vit në rajon, në  krahasim me numrin e banorëve. Në vitin 2021-2022 në Kosovë kishte 217 mijë e 977 nxënës apo 5 mijë 931 nxënës më pak në shkollat fillore se në vitin 2020-2021, ku numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore ishte 223 mijë e 908. 

Shtetet e rajonit qëndrojnë shumë më mirë se Kosova e Shqipëria.

Bosnja  e Hercegovina  ka regjistruar  3 mijë e 257 nxënës më pak.

Shkollat fillore në Serbi kanë regjistruar më pak   3 mijë e 249 nxënës

Në Maqedoninë e Veriut arsimi fillor  ka regjistruar  900 nxënës   në pak se në vitin e kaluar ndërsa Mali i Zi  në këtë vit shk0llor ka regjistruar 470 nxënës më pak.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …