Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti përmes sulmeve të shumta, bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor të fyer e të lënduar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me fillimin e mësimit më 3 tetor, pas pezullimit të grevës njëmujore nga SBAShK-u. Ai ka thënë se është i lumtur që nxënësit  po kthehen sot në bankat e shkollës, por shprehet  i shqetësuar për qasjen që ka pasur qeveria ndaj grevës së mësimdhënësve. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokë lartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar. Memli Krasniqi ka shtuar se përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. “Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …