Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi: Vetëvendosja duhet të ndalet, jo me metoda fashiste, me të cilat ajo ka ardhur në pushtet, por me mjete demokratike

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi,  ka hedhur akuza të rënda drejtuar kësaj partie.  Ai ka  thënë se   kjo forma e re e qeverisjes së Vetëvendosjes është e rrezikshme për Kosovën. Unë e di që shumica e njerëzve nuk pajtohen me mua, e kuptoj. I kam kuptuar edhe kur kam hyrë për ta përkrahur UÇK-në, shumica e njerëzve nuk janë pajtuar me mua, shumica absolute. Por unë e kam ditur, e kam ndjerë në zemrën teme, në qenien teme që kam pasur të drejtë, edhe tash e ndjej se pushteti i Vetëvendosjes, për të cilin unë kam kontribuar aq shumë, nuk është i vetëm  dëmshëm për Kosovën, është i rrezikshëm,  dhe duhet ndalur  sa më shpejtë që të jetë e mundur. Jo të ndalet me metoda fashiste, me të cilat Vetëvendosja  ka ardhur në pushtet, por me metoda demokratike, ka saktësuar, Florin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …