Në Deçan u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës të ish komandantit të UÇK-së, Deli Lekaj

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, u mbajt sot mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës të ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj. Në nderim të kujtimit për Deliun, i pranishëm ishte Gjenerali, z.Ramush Haradinaj, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të klerit fetar, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë. Jeta dhe veprimtaria e tij prej luftëtari e njeriu të drejtë e punëtorë do të jetë frymëzim e shembull për brezat e rinj. Gjithashtu janë bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, në varrezat e fshatit Lumbardh, për të nderuar kështu jetën dhe veprën e tij. Kryetari Ramosaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Lekaj, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë atyre që e njohën!

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …