Komuna e Skenderajt i njofton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se, për shkak të punimeve në shtrimin e asfaltit, një pjesë e rrugës “Ilaz Kodra”, përkatësisht nga ura deri te xhamia e qytetit, do të jetë e mbyllur sot në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në orën 15:00 të pasdites. Lutën të gjithë pjesëmarrësit e trafikut të shfrytëzojnë rrugë tjera alternative, deri sa punimet të përfundojnë.
Faleminderit për mirëkuptim!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
