Edhe ish-ambasadori italian në Prishtinë i përfshirë në aferën e vizave

Edhe ish-ambasadori italian në Prishtinë i përfshirë në aferën e vizave

Rasti i nxjerrjes së vizave ilegale që kryhej nga grupi i Ukë Rugovës, duket se po e implikon edhe ish-ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Michael Giffoni dhe dy zyrtarë të tjerë të ambasadës. Sipas hetimeve lidhur me këtë rast, grupi kriminal i drejtuar nga Ukë Rugova kishte lidhje me ambasadën e Italisë, e cila punonte edhe jashtë orarit zyrtar të punës për të proceduar numrin e madh të vizave. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet ndaj ish-ambasadorit, Giffoni si dhe zyrtarit konsullor, Fawzi Habib. Hetimi ka zbuluar se ndërmjet gushtit 2012 deri në shtator 2013, zyrtarët italian kanë pranuar 614 aplikacioneve për viza Schengen, së bashku me 609 dosje në lidhje me këto aplikime. Nga dokumentet dhe informatat e marra, del se të paktën 556 viza italiane janë dhënë si rezultat i këtyre kërkesave. Të gjitha aplikimet për viza kanë pasur të përbashkët dokumente lidhjen e tyre me Ukë Rugovën.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës, nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese projekt-statutin e BE-së për themelimin e AKS-së

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen  sot në Strasburg, …