Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Beogradi zyrtar nuk i refuzon bisedimet me Kosovën, por nuk e njeh pavarësinë e saj

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cituar të jetë shprehur se Beogradi zyrtar  nuk i refuzon bisedimet me Kosovën, por nga  ajo që ka parë nga propozimi franko-gjerman, është shumë e vështirë të realizohet për Serbinë. Nuk e di si do të veproja nëse do të duhej të merrja vendim në këtë moment, pasi  ata nuk na dhanë shans. Shpresoj që në dokumentin e ardhshëm, të paktën të na japin një shans”, tha Vuçiq për mediet në Serbi  Rreth një muaj më parë, në opinion u shfaq informacioni se Franca dhe Gjermania u kanë ofruar udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd një propozim se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Propozimi nuk ishte bërë  publik dhe nuk dihej se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistencën e ndonjë dokumenti të tillë.  Autoritete në vendin tonë thonë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhej të përfshinte njohjen reciproke, por në Serbi, tash për tash, e kundërshtojnë një mundësi të tillë, qoftë edhe pas dhjetë vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë …