Brickos

Gjermania dhe Franca

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen e Kosovës

Dy shtetet më mëkatare ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen shqiptare, sepse edhe nëse pranohet një zgjidhje me një afat të caktuar për Kosovën, problemet e shqiptarëve në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi, do të mbesin po ato. Dhe, një fakt është më se i sigurt se pa zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare në Ballkan kurrë nuk do të ketë paqe as stabilizim të rajonit.

Edhe çështja  serbe dhe ajo boshnjake do të zgjidheshin në të njëjtën kohë. Dihet historikisht se serbët në Bosnje janë popullatë shumicë dhe autoktone të paktën prej shekullit nëntë të epokës. Kjo çështje ndërlidh edhe atë boshnjake-myslimane bashkë me Sanxhakun, që tani për tani me shumicë numerike është e lidhur me Bosnjën më shumë sesa me Kosovën, e cila nuk ka pretendime ndaj  Sanxhakut, por me të drejtë kërkon vetëvendosje, në atë rajon  aktualisht të sunduar nga Podgorica dhe nga Beogradi. Taulant Balla ka akuzuar Sali Berishën për bashkëpunim me Rusinë, duke paralajmëruar edhe zbulimin e fakteve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …