Mimoza Legisi NJË LOT QË S’THAHET

Mimoza Legisi NJË LOT QË S’THAHET

Sot mbi Kaçanik nuk po ndritka Dielli

mjegullnaja shtëpive gjithkund paska ra

ditë dhe natë së bashku i paska kthyer qielli

Nënë Azeminja s’mund po çohet ma

 

Bilbili mbi maja këngën ka ndaluar

qyqja po vajton mbi kulmin e çatise

rrugë te gjatë ka nisur Nënë Azeminja

përgjithmonë do dalë nga dera e shtëpisë

 

Tokën lagin lotët nga dhimbja e madhe

i madh dhe i vogel trishtimi i ka zënë

po i qajnë dertet qe jeta asaj i fali

luftës ia dhuroi kater djemtë e saj

 

Loke zemër trime sot qenke dorëzuar

mbi ktë shtrat te hekurt s’po fol asnjë fjalë

mos vallë mallë kishe për djemtë e shkuar

a për nusen tënde që vdekur ka ra

 

Trimereshë Kosove, zemra të tradhtoi

peshës së dhimbjes s’i bëre dot ballë

loti yt i fshehur zgavrave të shpirtit

syve kurrë s’ka rrjedhur për djemtë e vrarë

 

Sot po i kthen shpinën shtëpisë tënde të vjetër

vajzës, farefisit, Kosovës gjithkujt

varrit do t’i bindesh pranë nuses dhe djemve

mbi kokë do freskojnë te heshturat selvitë

 

Ndoshta do të përmallesh për tokën e shkelur

të kthesh kokën pas nuk do mundesh më

të qëndrosh nën hijen e pemëve të mbjelluna

kur këndon bilbili degë më degë pa nda

 

Mbi varret e juaja lulet do të mbijnë

për ju do vajtojnë motër dhe vëlla

dhimbja për vëllezër shumë e madhe është

por një lot për nënë nuk mundet me u tha.

 

 Poezi nga Mimoza Legisi , Shqiperi Tetor 2014

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …