Kuvendi i Kosoves

Kuvendi miraton 6 raporte

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën e radhës, e cila ishte vazhdim i seancës së ndërprerë me 18 maj. Si pasojë e mungesës së deputetëve opozitarë, partnerët e koalicionit qeverisës brenda pak minutash miratuan gjashtë raporte.  Me këtë rast, Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015, raportin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015, raportin financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, raportin e punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2015, raportin e punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015 si dhe raportin e punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …