Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Skënder Hyseni: Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e Amerikës e vendeve të Quint-it për shtyrje të afatit të targave

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni thotë se kryeministri Albin Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se marrëveshja e përgjithshme me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë.

Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!  Skënder Hyseni tha se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e Amerikës dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me Amerikën dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile, siç është fundja edhe kjo loja me targat”, ka shkruar, Skënder  Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …