Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë

Kuvendi Komunal i Deçanit reagon ndaj vendimit të Kushtetueses

Kuvendi komunal i Deçanit në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Manastirit të Deçanit në kurriz të pronave të ndërmarrjeve shoqërore. Si pozita ashtu edhe opozita, e vlerësoi këtë vendim si të kundërligjshëm, të turpshëm dhe diskriminues për qytetarët e Deçanit. Kurse, kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj, theksoi se përfaqësuesi ligjor i komunës konsideron se ende ka hapësirë ligjore për kontestimin e këtij vendimi. Ndërkohë, Kuvendi komunal ka themeluar një komision i cili është duke e përpiluar një deklaratë e cila shpreh vullnetin politik të asamblesë komunale të Deçanit, për ta kundërshtuar në të gjitha mënyrat zbatimin e këtij vendimi. Përndryshe, nesër do të mbahet një protestë para Manastirit të Deçanit kundër përvetësimit të pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …