Komisioni për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e rekomandoi draft-rregulloren për shqyrtim në KPF

U mbajt mbledhja e gjashtë e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës së Malishevës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Labinot Gashi. Pas një debati nga anëtarët e Komisionit për hartimin e draft-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane e miratoi, draft-rregulloren dhe e  rekomandoi për shqyrtim, për  Komitetin për Politikë dhe Financa dhe pas procedurave të më tutjeshme institucionale do të dal për konsultim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …