Albanian Post: Nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi vendet do të kenë përfitime shumë të mëdha ekonomike e politike

Albanian Post ka vazhduar publikimin e detajeve për marrëveshjen e mundshme Kosovë -Serbi, mbi bazën e propozimit franko-gjerman. Burimet tregojnë që, nëse arrihet pajtimi i palëve, në një kryeqytet të rëndësishëm evropian, do të organizohet një ceremoni madhështore e nënshkrimit të marrëveshjes, ku tashmë është konfirmuar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë. Po bëhen përpjekje që kjo të ndodhë para një vjetorit të luftës në Ukrainë. Nëse gjërat shkojnë sipas këtij plani, të dy palët do të kenë përfitime shumë të mëdha ekonomike dhe politike. Si shpërblim i veçantë për Serbinë, do të ketë angazhim të shtuar për shkurtim të kohës për anëtarësim në BE. Gjermania dhe Franca do të angazhohen që BE-ja  sa më parë të zgjidhë çështjet e brendshme dhe të jetë më e hapur ndaj anëtarësimit të Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Serbia, po ashtu do të gëzojë një trajtim të veçantë si partner ekonomik dhe politik i Berlinit dhe Parisit. Kosova do të shpërblehet me zhbllokimin e rrugës për në NATO dhe  në BE.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …