Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar ashpër për rrahjen e një të moshuare nga dy infermiere në Pejë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër për rrahjen e një të moshuare nga dy infermiere në Pejë. Ai ka thënë se e moshuara është nëna e një dëshmori, por nuk ia ka përmendur emrin.  Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negative në të gjithë vendin. Keni abuzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhunë, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …