Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim me shoqatat alpiniste, shoqatën e kalëruesve, klubin e çiklistëve “Kastrioti”, si dhe përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Ferizaj, ku u diskutua për shtigjet e ecjes. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i cili tha se ky projekt do të ndikojë dukshëm në rritjen e zhvillimit të turizmit në komunën e Ferizajt. Ky projekt është bashkëfinancim në mes Komunës së Ferizajt dhe Organizatës Zvicerane Swisscontact përfaqësuesit e së cilës ishin të pranishëm në këtë takim. Të gjithë të pranishmit njëzëri thanë se projekti është i një rëndësie të veçantë dhe u dakorduan që vërejtjet dhe propozimet e tyre t’i dërgojnë me kohë tek kontraktuesi i projektit Nazmi Hasanramaj.