Mediet serbe njoftojnë se rreth 300 policë serb i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës

Mediet serbe njoftojnë se rreth 300 policë serb i kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga Policia e Kosovës. Sipas këtyre medieve, këta policë kanë dorëzuar edhe uniformat e tyre. Këta policë janë cituar të kenë thënë se nga sot, më nuk ka policë serb në Policinë e Kosovës në veri. Dorëzimi i uniformave të tyre dhe fletë dorëheqjeve është bërë sot rreth orës 14.00, një orë pas protestës së sotme të organizuar nga Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …