Në 24 vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtor, veteranën dhe qytetarë të tjerë kanë nderuar kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria. Me këtë rast kryetari Latifi e ka vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve për lirinë e atdheut, nderime dhe lavdi përjetësish.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
