Christopher Hill

K. Hill: Procesi për riregjistrimin e automjeteve menjëherë të shtyhet e të pezullohet çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të targave

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është cituar të ketë deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë përparimin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kris Hill thotë se serbët duhet t’i respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe të kthehen në institucionet e Kosovës.  Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill, i cili kërkon që  procesi për riregjistrimin e automjeteve të shtyhet menjëherë dhe çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të targave të lëshuara nga Serbia të pezullohet derisa palët ta zgjidhin çështjen e targave brenda dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …