Edi Rama

Edi Rama: Ju të opozitës jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, jeni ca të pafe, ju jeni pa Atdhe!

Kryeministri i Shqipërisë,   Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës, e cila kundërshtoi miratimin e procedurës të përshpejtuar për Portin e Durrësit, u shpreh se në Shqipëri po bëhet një investim që nuk është bërë, apo  është  imagjinuar ndonjëherë, një investim që transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër. Me çfarë trimërie çohesh këtu edhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet, të ekonomisë globale përfaqësues të një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej së cilës po ndërtohen në Spitallë 2000 apartamente dhe bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë, që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme turistike në Mesdhe. Ju të opozitës jeni ca të mbaruar, ca të pafytyrë, jeni ca të pafe. Merrni nëpër gojë dhe akuzoni për Pazar dhe për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës. Jeni pa Atdhe, pa din e pa iman. Dy miliard investim që i bën ai që vjen, juve thoni kujt do t’ia jepni. Po ju nuk keni faj sepse jeni mësuar të merrni para kesh edhe nga armiqtë ë këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …