Sh.F.M.U “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup përfiton donacion 20 mijë euro nga KFOR-i Italian

Sot, në ambientet e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të komunës së Malishevës, është mbajtur ceremonia e dorëzimit të donacionit që Kontigjenti Ushtarak Italian ia ka bërë Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të Komunës së Malishevës, përkatësisht shkollës fillore në Astrazup, konkretisht pajisje të teknologjisë informative; laptop, printer, projektorë, etj, në vlerë 20 mijë euro. Në këtë ceremoni e pranishme ishte drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim(RC-Ë), kolonel Ivano MAROTTA me ekipin italian për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC), përfaqësues tjerë të DAE, drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore në Astrazup. Drejtoresha e DAE, Arbëreshë Krasniqi, në një fjalë rasti u shpreh e lumtur me bashkëpunim mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, dhe e falënderoj përzemërsisht Kontigjentin italian për këtë donacion mjaft të rëndësishëm, që ndikon në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme në arsim. Edhe komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor, kolonel Ivano MAROTTA, u shpreh i lumtur për këtë donacion dhe theksoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, ne funksion të përkrahjes së arsimit dhe sektorëve tjerë të rëndësishëm, me interes për qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, tullumbace dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …