Në slloveni u zbulua një skandal të madh financiar, ku është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”. Por, ai ka thënë  se nga viti 2019 nuk ka bashkëpunim me këtë kompani. Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike. Më tutje, Berishaj ka mohuar t’i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani. Ai ka thënë se “GEN”-i është kompani sllovene dhe vepron në 25 shtete. “Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, ka thënë Berishaj, duke i mohuar akuzat për aferë korruptive me këtë kompani siç kanë raportuar mediat sllovene.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …