leoni

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Lista Serbe ka arsyetuar vendimin për betimin e deputetëve të rinj të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe ka arsyetuar vendimin për betimin e deputetëve të rinj të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Kjo listë ka theksuar se këtë veprim e kanë bërë për të pamundësuar “shfuqizimin e komunave serbe” përmes ndryshimeve kushtetuese. Në reagimin e kësaj partie është thënë se synimi i kryeministrit Albin Kurti dhe politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, “por edhe i të tjerëve si ajo”, ishte që të votoheshin ndryshimet kushtetuese përmes deputetëve tjerë serbë “të cilat do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione, etj”. Sot në Kuvendin e Prishtinës, jo në Kuvendin e Kosovës,  nëntë përfaqësues të Listës Serbe verifikuan teknikisht mandatet e tyre duke i mbajtur në duar të sigurta dhe menjëherë u larguan nga seanca e Kuvendit. Vendimi i sotëm strategjik pengoi drejtpërdrejti realizimin e planit të Albin Kurtit dhe bashkëkombësve të tij serbë për ndryshimin e kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …