EULEX-i

EULEX-i në veri nuk do ta marrë rolin e Policisë së Kosovës “për të gjobitur serbët që nuk i konvertojnë targat”

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklarata e Përfaqësuesit te lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Ata kanë vendosur që trupat e tyre ne Veri të Kosovës, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri ata nuk do ta marrin rolin e Policisë së Kosovës për të gjobitur serbët që nuk i konvertojnë targat  EULEX dhe, KFOR-it janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale: nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftim. Me tej, ata kanë thënë se nuk janë të mjaftueshëm 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë, thuhet mes tjerash në deklaratën e EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …