Policia e Kosovës kërkon edhe nga institucionet tjera përgjegjëse ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjit anti-Covid

Policia do të fillojë sot gjobat për serbët, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me targat ilegale

Policia e Kosovës ka konfirmuar se duke filluar nga dita e sotme ajo  do të nis vendosjen e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, për qarkullim në Kosovë. Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga dita e sotme 22 nëntor, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë  zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani  ka thënë se Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjell zhvillimet e fundit, dhe në bazë të vlerësimeve ndërmerr masat e nevojshme. Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës, ka theksuar Kelani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …