Avdullah Hoti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka folur pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat në Bruksel

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka folur  pas dështimit për të arritur një marrëveshje për targat,  në Bruksel. Ai e ka cilësuar të pavend qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog. Qeveria është dashur t’ i  dëgjojë këshillat e amerikanëve, e jo të negociojë për probleme të Kosovës,  në Bruksel. Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në terren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, ka shkruar Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …