Stoltenberg u shpreh shumë i zhgënjyer pse nuk është arritur marrëveshja pragmatike për targat, në mes të Kosovës e Serbisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh shumë i zhgënjyer pse nuk është arritur marrëveshja për targat, gjatë bisedimeve në Bruksel  në mes Kosovës dhe Serbisë, Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shprehur shumë i zhgënjyer që nuk është arritur zgjidhje. BE-ja ka kërkuar një zgjidhje pragmatike në këtë çështje. “Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO-ja dhe forcat e KFOR-it,   mbeten vigjilent, ka shkruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Policët pa pagesa shtesë: Detyrohen të kërkojnë punë të dyta për të mbijetuar

Zyrtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me vonesa dhe mungesa në pagesën …