Me 25 nëntor 2022, në orën 12:00, vendoset gurthemeli i shtatores , për Tribunin Ramiz Cernica!

Me 25 nëntor 2022, në orën 12:00, para ndërtesës së Komunës në Gjilan, vendoset gurthemeli i shtatores , për Tribunin Ramiz Cernica! Me këtë rast këshilli organizativ ka shkruar: Të nderuar qytetarë, të Komunës së Gjilanit, të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi dhe të diasporës. Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, organizohet vendosja e gurthemelit të shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, Tribunit të Kombit, Ramiz Cernica! Gurthemeli vendoset më 25 Nëntor 2022, në ora 12:00, para ndertesës të Komunës në Gjilan! Pjesëmarrja juaj nderon ceremoninë solemne kushtuar personalitetit të madh e të lavdishëm të Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të …