Veriu i Mitrovicës

Policia e Kosovës nuk guxoi ta ndërmarrë aksionin e paralajmëruar për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të vendit

Edhe pse Policia e Kosovës e kishte paraparë, madje kishte paralajmëruar realizmin e një aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës, të dominuar nga pakica serbe, aksioni nuk është realizuar. Aksioni ishte paraparë të fillonte në ora 10.00 me lirimin e pronës së parë për të vazhduar mandej me aksione të tjera në çdo gjysmë ore për lirimin e pronave të tjera. Plani ishte bërë pas kërkesës që ia kishte drejtuar policisë, Agjencia e Kosovës për Privatizim. Në kërkesën e saj në mes tjerash shkruante: Në mënyrë që të sigurohemi që Agjencia të zbatoj mandatin e saj ligjor dhe kompetencat mbi asetet e Ndërmarrjes Shoqërore, kërkojmë zyrtarisht nga Policia e Kosovës, që të ofroni ndihmën e nevojshme për lirimin e lokaleve (është e shkruar edhe adresa) dhe vendosje e tyre nënë administrimin e AKP-së si institucion i vetëm përgjegjës për të gjitha ndërmarrjet shoqërore dhe asetet e saj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Zyrtar të policisë së Kosovës nuk kanë dhënë sqarime se përse nuk është realizuar aksioni i paraparë për lirimin e pronave sh të uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …