leoni

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: nuk do të ketë gjoba për qytetarët serbë të cilët ngasin veturat me shenjat Kosova e Metohija, Kosovska Mitrovica etj

Kryenegociatori i Kosovës në bisedime me Serbinsë, Besnik Bislimi ka pranuar se nuk do të ketë gjoba për qytetarët serbë të cilët ngasin veturat me shenjat Kosova e Metohija, Kosovska Mitrovica e të tjera. Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit të propozuar nga shefi i BE-së Josep Borell  Serbia do të pushojë së lëshuari tabela të regjistrimit me emërtimet serbe  të qyteteve të Kosovës, ndërsa Kosova do të pushojë së vendosuri gjoba. Bislimi tha se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …