Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, ka falënderuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, pas arritjes së marrëveshjes për targat

Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë tregur angazhim kontruktiv në Bruksel. Po ashtu, shprehu mirënjohje për diplomacia amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog. “Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv.  Dhe një falënderim të madh për Departamentin amerikan të Shtetit, dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e dialogut”, tha Lajçak. Të mërkurën, Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndalojë masat që i kishte paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese dhe politike

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …