Jeffry Hovenier

Xhefri Hovenier: Marrëveshja në Bruksel rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën, në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të shërbejë kjo marrëveshje. “Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …